back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKurti e quan frikacak Haradinajn: Fajin kryesor për Qakorrin e Zhlebin e...

Kurti e quan frikacak Haradinajn: Fajin kryesor për Qakorrin e Zhlebin e ka ai

Të ngjajshme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se 16 muaj pas marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, as një hap në drejtim të korrigjimit të gabimeve të kësaj marrëveshje nuk është bërë, ani pse u premtua nga Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.

Kurti ka deklaruar se 16 muaj pas marrëveshjes për korrigjimin e kufirit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, asnjë veprim për t’i rishikuar gabimet që janë bërë nuk është bërë akoma nga kryeministri Haradinaj, madje ai e fajëson atë si njeriun kryesor për këtë.

“Me 16 qershor janë bërë 16 muaj të marrëveshjes së presidentit të Kosovës me homolugun e tij malazez për korrigjim të kufirit në drejtim të qafës së Qakorrit dhe kullës së Zhlebit, jo vetëm që nuk u bë ky korrigjim pas 16 muaj më vonë, por as që u formua trupi i përbashkët punues, fajin për këtë dhe përgjegjësinë e ka kryeministri i Kosovës, 16 muaj nga ajo marrëveshje”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti po ashtu akuzuar Haradinajn se ka lënë jashtë Qeverisë dialogun me Serbinë, kështu duke u frikësuar për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr dialogun.

Sipas Kurtit, Haradinaj me këto veprime ka bërë dëmin kryesor që po i kushton Kosovës tash 1 vit e gjysmë.

“Kryeministri i Kosovës duke e shpërfytyruar Republikën tonë parlamentare, duke e lënë dialogun jashtë Qeverisë dhe duke mos guxuar të marrë përgjegjësinë për të e ka bërë dëmin kryesore fillestar në këtë proces që po na kushton tash 1 vit e gjysmë”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Kurti po ashtu ka lëshuar akuza në drejtim të mënyrës se si është zhvilluar deri më herët dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz