Kurti e çon në qiell të akuzuarin për punësime familjare e partiake: Valon Prebreza është menaxher i aftë dhe kompetent
dp

Lexo edheDoktorët në SHBA së shpejti do të këshillohen të mos përshkruajnë paracetamol për gratë shtatzëna

Në një postim në rrjete sociale, Kurti e ka vlerësuar Prebrezën si “menaxher të aftë, kompetent dhe me integritet personal e profesional”, transmeton lajmi.net.
“Me Valon Prebrezën njihemi e kemi bashkëpunuar gjatë, si në Lëvizje ashtu edhe në qeverisje”, shkruan Kurti, duke shtuar se rritja e shpejtë e popullsisë në Fushë Kosovë kërkon investime të mëdha në infrastrukturë dhe shërbime publike. “Këtë hendek ndërmjet rritjes së madhe të popullsisë dhe ngecjes në infrastrukturë do ta urëzojmë me investime të përbashkëta”, premton ai.
Valon Prebreza aktualisht është udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Ai ka qenë i përfshirë në polemika publike, pasi është akuzuar për punësime partiake dhe familjare në ndërmarrje publike./lajmi.net/

Lexo edheDoktorët në SHBA së shpejti do të këshillohen të mos përshkruajnë paracetamol për gratë shtatzëna