back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKurti: Duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na...

Kurti: Duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Në kuadër të fushatës zgjedhore për kryetar të Podujevës, kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur sonte takim me të rinjtë dhe sportistët llapjanë, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se kandidati i kësaj partie Shpejtim Bulliqi nuk është njeri i kompromiseve dhe se interesi i qytetarëve është me prioritet.

“Duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë”, ka thënë Kurti.

“Më 15 mars dhe të dielën mund të themi se erdhi dita edhe në Llap, erdhi dita edhe në Besianë edhe në Podujevë sepse po e bëjmë kryetar Shpejtim Bulliqin. Qysh tha profesor Fitimi duhet të mësojmë të zëmë peshk dhe jo vetëm të na ofrojë dikush peshkun për darkë. Dikur ka pasur peshk në lumin Llap, sepse ka qenë i pastër, por tash edhe bagëtia nuk e pi atë ujë, për shkak të ndotjes dhe mungesës së mirëmbajtjes dhe nuk ka zhvillim dhe ruajtje për mjedisi dhe ekonominë dhe ndryshimi në Llap është i domosdoshëm dhe ky ndryshim e ka emrin Shpejtim”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje elektoratit llapjanë që më 15 mars të dalin dhe të votojnë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë e di pse Llapi do ta votojë Shpejtimin, sepse Llapi nuk e ka qejf as ngadalësimin e as rikthesën. Pra, as ngadalësim as rikthesë por Shpejtim. Kemi humbur shumë kohë me ngadalësime e me rikthesa, andaj duhet të ecim shpejt. Më 6 tetor Kosova vendosur për ndryshim politik. Më 15 mars duhet të vendosni për ndryshim të madh politik në Llap”, porositi kryeministri Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz