back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKurti dhe Mustafa i ndajnë postet ministrore

Kurti dhe Mustafa i ndajnë postet ministrore

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

Për pak çaste pritet të fillojë takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

Burime të Gazeta Blic, brenda këtyre dy partive politike, bëjnë me dije se temë e vetme që do të diskutohet në këtë takim, është ndarja e ministrive.

“Do të ketë vetëm një temë të diskutimit, ndarja e ministrive. Pritet që përfundimisht të caktohet se cila ministri cilës parti i takon”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.

Tutje, ai tha se pritet që disa prej zyrtarëve të partive, për të cilët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, e kanë të qartë se do t’i bëjnë ministrive, do të kumtohen mes vete, duke ia bërë të ditur njëri-tjetrit, për disa nga ministrat e ardhshëm të qeverisë Kurti.

“Disa tashmë janë caktuar. Në këtë takim të dy kryetarët e partive do ia thonë njëri-tjetrit emrat e atyre personave që ata janë të sigurtë që do të jenë ministra të qeverisë së re”, ka përfunduar ky takim.

Kurti dhe Mustafa, kanë pasur një sërë takimesh të mëhershme, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.

Ditë më parë, kur KQZ bëri certifikimin e rezultateve zgjedhore, ata u takuan, ku Mustafa ia uroi fitoren Albin Kurtit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz