BallinaLajmeKurti dhe Konjufca takojnë zyrtarët e BE-së

Kurti dhe Konjufca takojnë zyrtarët e BE-së

Të ngjajshme

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufcën janë takuar me zyrtarët e Bashkimit Europian në Kosovë.
Të mërkurën Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë parë duke hyrë në zyrën e BE-së në Kosovë ku janë takuar me zyrtarë të këtij institucioni.Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Tinka Kurti.

Sipas saj, temë diskutimi ka qenë kontrata e Qeverisë me kompaninë Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

“Takimi është mbajtur me zyrtarë të BE-së për çështje ekonomike dhe te energjisë dhe ka pasur për fokus temën e kontratës së Qeveri me kompaninë Contour Global”, ka thënë Tinka Kurti për KALLXO.com.

Albin Kurti edhe në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur për kontratën 2 miliardshe të Qeverisë me kompaninë Contour Global.

Marrëveshja financiare për Termocentralin e ri duhet të kalojë në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare. Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 2/3 e votave të deputetëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz