BallinaLajme'Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni'/ Aktori kosovar përlot me poezinë...

‘Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni’/ Aktori kosovar përlot me poezinë e tij për tërmetin

Të ngjajshme

Aktori i njohur, Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.

Ai shkruan ndër të tjera se, “kur dridhet Shqipëria, nuk ka gjumë për Kosovën”.

“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, lexohet në vargjet e tij.

POEZIA:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz