back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKur Dardan Molliqaj dilte në piknik me Ramush Haradinajn në bjeshkë (Foto)

Kur Dardan Molliqaj dilte në piknik me Ramush Haradinajn në bjeshkë (Foto)

Të ngjajshme

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...
Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj jorrallë herë e ka quajtur liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn njeri të haraçit, megjithatë në periudha të caktuara Molliqaj ishte afruar aq shumë me Haradinajn sa edhe në piknik dilnin së bashku.

Para zgjedhjeve të vitit 2014, Dardan Molliqaj nuk hezitonte të gjente fjalët më të rënda për Ramush Haradinajn. Ndërsa, pas zgjedhjeve të cilat i fitoi PDK-ja, subjektet që i humbën zgjedhjet LDK, LVV, AAK dhe Nisma patën vendosur të dalin kundër PDK-së, duke tentuar ta lënë në opozitë këtë të fundit. Kështu gjatë kësaj kohë raportet në mes të Molliqajt dhe Haradinajt u patën relaksuar aq shumë sa që edhe në piknik dilnin së bashku, shkruan lajmi.net.

Por, pasi përpjekja e këtyre subjekteve për ta lënë PDK-në në opozitë dështoi, koalicioni VLAN u thye dhe pas një kohe edhe raportet në mes të Molliqajt dhe Haradinajt u prishën sërish.

Në këtë foto shiheni Dardan Molliqaj dhe Ramush Haradinaj në një piknik në vitin 2015. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz