Kur bukuria dhe dija bëhen bashkë, një biokimiste është Miss America 2020
BILLI

Lexo edheKëta janë të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale

Një biokimiste nga Virginia është shpallur fituese e Miss America 2020 pasi kreu një eksperiment shkencor live, duke thyer kështu të gjitha stereotipet e konkursit.
Camille Schrier iu desh të mposhte 50 vajza për të marrë kurorën në finalen e së enjtes në Uncasville, Connecticut.
Me bluzën e bardhë të laboratorit, studentja 24 vjeçare tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe publikut me demostrimin kimik në shfaqjen e talenteve.
Zonja Schrier fitoi një bursë prej 50,000 dollarë dhe një rol një-vjeçar si Miss America.
Schrier tha se shpresonte të “thyejë stereotipet për atë që do të thotë të jesh një Miss Amerikë në vitin 2020”.
Lexo edheKëta janë të ftuarit e radhës nga Gjykata Speciale
Schrier ka dy grada shkencore universitare dhe po studion një doktoraturë në farmaci në Universitetin e Commonwealth të Virginias.


