back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKur Anton Quni i rrinte gatitu Ramush Haradinajt (Foto)

Kur Anton Quni i rrinte gatitu Ramush Haradinajt (Foto)

Të ngjajshme

Anton Quni ishte treguar i ashpër me komandantët e luftës së UÇK-së ditën kur u shpërbë parlamenti. Shumëkush këtë e kishte parë si një reagim të befasishëm nga Quni, pasi që i njëjti kishte pasur rol udhëheqës në UÇK dhe ishte treguar i matur.

Këtë reagim të Qunit e kishin parë edhe si “hyrje në hatër” të Isa Mustafës për ta futur në listën e LDK-së për deputet.

Dhe kështu doli, pasi që më Qunit nuk i është “dëgjuar zëri”, shkruan lajmi.net.

Anton Quni ka qenë vartës i Ramush Haradinajt në Zonën Operative të Dukagjinit. Ai dhe Rrustëm Berisha i janë përgjigjur Haradinaj, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit është kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Në një fotografi të papublikuar më parë shihet se si Quni i rri gatitu Haradinajt, bashkë me Rrustem Berishën. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz