Kupina viziton banorët e Tophanës: Do të bëjmë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes
dp

Lexo edheCili po e thotë të vërtetën për dronët “Skydagger”? – Kurti tha se u porositën dhjetorin e vitit të kaluar, Mehaj thotë “e bëra unë kontratën

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës për Kuvend Komunal, Fehmi Kupina ka qëndruar sot në lagjen Tophane të Prishtinës.
Ai ka zhvilluar një takim me një grup qytetarësh të kësaj lagje. Kupina u shpreh se do të bëjnë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes Tophane duke ndërtuar të ardhmen.
Postimi i plotë:
Bashkë me Kemal Dobrçanin, kandidat për Kuvend Komunal, takuam një grup qytetarësh nga lagjja Tophane e Kryeqytetit. Kishim një bashkëbisedim të sinqertë rreth transformimit të madh që ka pësuar një prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, shpesherë duke dëmtuar vlerat dhe traditat e kësaj lagje.

Lexo edheCili po e thotë të vërtetën për dronët “Skydagger”? – Kurti tha se u porositën dhjetorin e vitit të kaluar, Mehaj thotë “e bëra unë kontratën
Në përputhje me programin e Lidhjes së Prishtinës iu premtuam se do të bëjmë çmos për të ruajtur vlerat dhe traditat e lagjes Tophane duke ndërtuar të ardhmen.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115./Indeksonline/