back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një...

Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një mbështetës kaq të fortë si SHBA

Të ngjajshme

Rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i plagosur në Itali

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit...

Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami,...

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

Ndonëse Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti vazhdon të minimizojë nivelin e prishjes së raporteve me SHBA-të, nga Uashingtoni e thonë të kundërtën – situata në këtë rrafsh është serioze.

Cahrles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, ka deklaurar se do të ishte vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me një mbështetës kaq të fortë si SHBA.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, ka  thënë Kupchan për REL.

Ai ka thënë se Kosova und të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-të.

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, ka thënë Kupchan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz