BallinaLajmeIbrahimaj: Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro

Ibrahimaj: Nga janari paga minimale në Shqipëri 500 euro

Të ngjajshme

Vesa ndan një foto të ëmbël të dy personave më të rëndësishëm në jetën e saj

Ish-banorja e “BBVK”-së, Vesa Vllasaliu po shijon ditët e...

Humbjet e jetëve në vendin e punës, Hoti takohet me Shoqatën e Ndërtimit në Kosovë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare,...

Kurti: Shteti nuk do të tolerojë degradimin e natyrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë aktivitetit për themelimin...

Pajtohen familjet Bajraktari dhe Krasniqi në Junik, me ndërmjetësimin e Daut Haradinajt

Në Junik është arritur një pajtim i rëndësishëm mes...

Programi ekonomik “Rama 4” ka në fokus rritjen e qëndrueshme, vit pas viti të ekonomisë, si dhe rritjen e pagave dhe pensioneve për qytetarët.

Premtimi është që, në janar të vitit 2026 paga minimale arrin në 500 euro/muaj.

Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tha se ky nivel i ri vjen në përputhje me zhvillimet e sektorëve ekonomikë, ndërsa shpjegoi se biznesi në 18 muaj nuk do të paguajë kosto shtesë si pasojë e kësaj rritje.

“Paga 500 euro është një shifër që është e përballueshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Ndaj studimet tona kanë treguar se ky nivel page është i arritshëm. Mbi të gjitha pjesë e programit tonë është që më rritjen e pagës minimale në 500 euro bruto, sipërmarrja private nuk do të ketë kosto shtesë, pra biznesi nuk do të paguajë më shumë kontribute shoqërore apo shëndetësore për 18 muajt e parë të zbatimit”, sqaroi Ibrahimaj në Vizion Plus.

Paralelisht është parashikuar që brenda katër viteve në vazhdim paga mesatare në shkallë vendi të arrijë në 1.000 euro, nga 830 euro që është aktualisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz