Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në Basketboll.
Nga ora 17:00, skuadra e Borës do të përballet me Trepçën, shkruan IndeksOnline.
Kampioni në fuqi është shumë pranë finales, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me një diferencë prej 23 pikë dallim, 64:87, derisa skuadra prishtinase do ti duhej një fitore me 24 pikë dallim për tu kualifikuar në finalen e Kupës për herë të parë.
Sigal Prishtina – Bashkimi është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.
Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt./IndeksOnline/
