Kupa e Botës po afron dhe tashmë të gjithë adhuruesit e sportit kanë vëmendjen tek Rusia 2018.
Kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit do të kemi mundësi ta përcjellim vetëm në televizionin publik të Kosovës, RTK për 30 ditët magjike që na presin, shkruan GazetaBlic
Edhe për këtë turne, RTK-ja ka arritur të sigurojë drejtat televizive për Kupën e Botës që fillon me 14 qershor dhe përfundon me 15 korrik në finalen e madhe që do të zhvillohet në ‘Luzhniki Stadium’.
Për gjatë 30 ditëve të Kupës së Botës do të kemi mundësi t’i shohim të gjitha ndeshjet në RTK, por jo vetëm.
Para dhe pas fillimit të ndeshjeve do të ketë edhe analiza nga Rafet Prekazi, Arbnor Morina, Malsor Gjonbalaj dhe Ismet Munishi.
Kupa e Botës 2018 do të na ofrojë ndeshje mjaft interesante që do të zhvillohen në intervale të ndryshme kohore (8:00, 11:00, 14:00, 17:00, 18:00, 20:00, 21:00).
Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Radio Televizioni Publik i Kosovës po transmeton ndeshjet e kampionatit botëror, pasi kjo tashmë ka nisur të bëhet traditë për këtë medium.
Kjo është promoja e tyre për Kupën e Botës 2018: