back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajme“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi...

“Kundër UÇK’së te Clintoni”, Surroi i reagon Halitit: Krejtësisht e pavërtetë, s’jemi marrë me përgojime, kërkuam mbrojtje amerikane

Të ngjajshme

Atentati ndaj Donald Trump në fushën e golfit, shpallet fajtor autori i dyshuar

Ryan Routh, 59-vjeçari i akuzuar për përpjekjen për të...

“Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin, Egli ‘shpërthen’ bombën

E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako ka...

Trump i jep leje NATO-s: Rrëzoni avionët e luftës të Rusisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë qëndrimit në selinë e...

Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratave të Xhavit Haliti, i cili tha se delegacioni i Kosovës në SHBA gjatë vitit 1999 kishte propaganduar kundër UÇK-së dhe Shqipërisë.

Në një shkrim në Facebook, Surroi e quajti “krejtësisht të pavërtetë” këtë pretendim, duke thënë se delegacioni që kishte takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton kishte mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje amerikane.

“Habitë se si i njëjti rrëfim naiv (‘e kemi siguruar procesverbalin’) qarkullon pas 26 vjetësh. Delegacioni që ka takuar Clintonin ka mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje vendimtare amerikane për vendin, nuk është marrë me përgojime as atëherë e as ndonjëherë tjetër. Kam pritur më shumë respekt për të apostrofuarit që nuk janë më ndër ne”, ka shkruar Surroi.

Sot, Haliti në emisionin “Frontal” në T7 kishte thënë se delegacioni i përbërë nga Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Fehmi Agani kishte akuzuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, si ekstremist që financonte grupet e armatosura në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz