HomeKujdes: Një virus i ri në Android mund t’ju spiunojë

Kujdes: Një virus i ri në Android mund t’ju spiunojë

Të ngjajshme

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër personat...

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s pa humbjes nga Israelit dhe Luksenburgu

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar ramje në renditjen e...

Ekspertët e BHRC-së përmendim veprime të Trendafilovës në dëm të krerëve të UÇK-së

Ekspertët britanikë përmendin rastin kur Trendafilova largoi gjyqtarin Ambos...

Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve, këta janë më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon procesin e numërimit të...

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka hequr masën e...
Është shfaqur një lloj i ri virusi në softuerin Android, i cili është shumë i ndryshëm nga viruset e tjerë. I quajtur PowerOffHijack, virusi mund të mashtrojë përdoruesit që të mendojnë se pajisjet e tyre janë të çaktivizuara, por në fakt, ato vazhdojnë të qëndrojnë aktive dhe mund të spiunojnë përdoruesit.
Sipas një njoftimi nga AVG, virusi është shfaqur fillimisht në Kinë dhe është shpërndarë nëpërmjet dyqaneve kineze të aplikacioneve. Virusi ka infektuar rreth 10 mijë pajisje.
Virusi mund të prekë pajisjet që operojnë me versionet më të vjetra se sistemi Android 5.0 Lollipop, duke vepruar kur përdoruesi shtyp butonin për çaktivizimin e pajisjes. Përdoruesi mund të mendojë se telefoni i tij është i fikur, por në fakt nuk është e vërtetë, pasi virusi mund të bëjë thirrje telefonike, të shkrepë foto apo të bëjë veprime të tilla të ngjashme që mund të infiltrojnë të dhënat personale të përdoruesit.
Virusi mund të përdorë telefonin për të dërguar mesazhet tuaja tek palë të treta, të regjistrojë një telefonatë ose të marrë një foto, duke e kthyer kështu telefonin në një pajisje spiunuese.
AVG sugjeron përdoruesit që të heqin baterinë e telefonit, që të sigurohen se e kanë fikur krejtësisht pajisjen, kështu nuk do të mund të spiunohen nga palë të treta. Antivirusi i fundit i kompanisë AVG mund ta zbulojë virusin, raporton krokodili.al
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz