BallinaLajmeKualifikimi i Zvicrës dhe eliminimi i Serbisë, ky është reagimi i Albin...

Kualifikimi i Zvicrës dhe eliminimi i Serbisë, ky është reagimi i Albin Kurtit!

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti konsideron se kualifikimi Zvicrës është shpërblimi më i mirë për ta, pavarësisht dënimit të shqiptarëve në ndeshjen e kaluar përballë Serbisë.

Kurti, ka uruar Zvicrën që të kenë sa më shumë përballje të dinjitetshme në këtë Kupë të Botës.

“Si mërgimtarë ata janë mirëpritur nga Zvicra, e cila është një ndër vendet që shquhen për sistemin integrues të emigrantëve, pa ua shtypur e asimiluar atyre kulturat nga vijnë. Andaj, me vrull e vullnet ata kanë luajtur e kontribuar për Zvicrën në futboll, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, më pak të famshëm, që kanë kontribuar me punën e tyre në sektorë të ekonomisë, prodhimit, së fundi edhe artit, kulturës e sportit në Zvicër”, tha ai, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Dënimi i shqiptarëve të Zvicrës dhe të shokëve të tyre të skuadrës, nuk i ndali ata. Edhe sonte kontribuan për kualifikimin dhe vazhdimin më tej të ekipit ku luajnë.

Si mërgimtarë ata janë mirëpritur nga Zvicra, e cila është një ndër vendet që shquhen për sistemin integrues të emigrantëve, pa ua shtypur e asimiluar atyre kulturat nga vijnë. Andaj, me vrull e vullnet ata kanë luajtur e kontribuar për Zvicrën në futboll, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, më pak të famshëm, që kanë kontribuar me punën e tyre në sektorë të ekonomisë, prodhimit, së fundi edhe artit, kulturës e sportit në Zvicër.

Por pasioni i tyre patriotik, ndjenja e tyre shqiptare, u përkthye në lojë të bukur sidomos në atë ndeshje vendimtare, përballë Serbisë. Ndeshje e cila si zakonisht u ngarkua rëndë prej komenteve para e gjatë ndeshjes, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtues e politikanë serbë.

Kualifikimi i sotmë është shpërblimi më i mirë për ta, dhe shpresojmë që të kenë sa më shumë përballje të dinjitetshme në këtë Kupë të Botës.

Urime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz