back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKu do të aderojnë ish- deputetët e pavarur Margarita Kadriu e Blerim...

Ku do të aderojnë ish- deputetët e pavarur Margarita Kadriu e Blerim Shala?

Të ngjajshme

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Doganierët gjermanë shkatërrojnë rrjetin që eksportonte mallra për industrinë ushtarake ruse

Zyrtarët doganorë gjermanë kanë arrestuar pesë burra nën dyshimin...

Deputetët që ishin të pavarur në legjislaturën e kaluar, duket se tashmë kanë përzgjedhur partinë me të cilën do të garojnë më 11 qershor.

Deputët Ilir Deda dhe Shaip Muja para disa kohësh kishin bërë zgjedhjen e tyre.

Derisa Shaip Muja pas largimit të Hashim Thaçit nga drejtimi i PDK-së, iu rikthye partisë më të madhe në vend, Ilir Deda, i cili kishte braktisur VV-në, themeloi një parti të re me Mimoza Kusari – Lilën, shkruan Gazeta Blic.

Mirëpo, çka do të ndodhë me dy deputetët tjerë: ish- nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala dhe me ish- nënkryetaren e PDK-së, Margarita Kadriu, ende nuk dihet zyrtarisht.

Megjithatë, Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se Blerim Shala sipas të gjitha gjasave është çështje ditësh që ta zyrtarizojë aderimin në PDK.

Sipas burimeve, ish njeriu i dytë i AAK-së, ka një marrëveshje paraprake me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe kjo gjë shumë shpejt mund të bëhet publike.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar edhe më herët se Veseli në kuvendin e punës së PDK-së të para disa javëve kishte dashur që ta prezantone Shalën si nënkryetar të partisë, mirëpo kishte hasur në disa kundërshtime.

Por, mësohet se tashmë kjo është një çështje e përfunduar.

Në anën tjetër, ish- deputetja Margarita Kadriu, e cila kishte bërë shumë bujë me aderimin e saj në PDK, sipas të gjitha gjasave mund të bashkohet me LDK-në e Isa Mustafës.

Kështu të paktën thonë burime të Gazetës Blic brenda partisë së drejtuar nga kryeministri në largim.

“Ka kontakte të vazhdueshme me Margarita Kadriun, mirëpo ende nuk janë marrë vesh përfundimisht për këtë aderim të mundshëm. Sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje dhe kalimi i saj në LDk”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, kontakti me ish- deputeten kqa qenë i pamundur.

Partitë politike tashmë kanë filluar “gjahun” e tyre para zgjedhjeve. PDK e AAK janë ato që deri më tani kanë arritur që të sjellin më shumë aderimë ne mesine  tyre.

Zgjedhjet e parakohshme paralamentare pritet të mbahen më 11 qershor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz