Ku mbeti djaloshi që dikur ishte më i forti në botë?

Një shtatëvjeçar që dikur cilësohej si më i fuqishmi në botë për moshën e tij, mund të bënte 4 mijë shtytje krah për krah në më pak se dy orë e gjysmë.
Andrey Kostash, tani 16 vjeç, nuk njihet pas famës në “Ukraina’s Got Talent”.
I riu theu rekordin botëror më 2012 pasi bërë katër shtytje krahu për dy orë e 29 minuta. Sipas CBS Neës, Andrey tha: “Më pëlqen të marr çmime”.
Pothuajse një dekadë pasi ka thyer rekorde, Andrey me sa duket preferon jetën e peshkimit dhe lundrimit me postime në llogarinë e tij në YouTube dhe në rrjetet e tjera sociale.

Lexo edheRusia reagon pas gatishmërisë së 8.500 trupave amerikane për Evropë
Thuhet se ai filloi stërvitjen në palestër dhe ngritjes së peshave në vetëm pesë vjeç me gjimnastikën dhe artet marciale të përfshira gjithashtu në rutinën e tij. Fama e Andrey gjithashtu e lejoi atë të fillonte një karrierë në aktrim menjëherë pasi ai theu rekordin, megjithëse më e mira e tij personale thuhet se ishte 6,000 shtytje.
Edhe pse duket se nuk i është përkushtuar vetëm bodybuilding-ut, i riu ende duket se është në formë të shkëlqyer si adoleshent, transmeton Klankosova.tv.
















