HomeLajmeLajmet e Fundit“Ku është ai legeni?”/ Dëshmia tronditëse e Noizyt për Klevion: Iku në...

“Ku është ai legeni?”/ Dëshmia tronditëse e Noizyt për Klevion: Iku në Dubai, pagoi çuna…

Të ngjajshme

Hoti kritikon Rizvanollin: Kosova importon energji të prodhuar me gaz rus

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka reaguar ministres...

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga...

Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, Zëvendësministri në...

Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në...

Detaje të reja rreth transferimit të Fisnik Asllanit te Borusia Dortmund

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani pritet ta vazhdoj karrieren te...

Është mbajtur sot seanca e radhës në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, duke treguar sesi nisi konflikti mes tij dhe Kleviol Ahmeti.

Noizy ka dëshmuar se në banesën e tij në Durrës është vendosur një eksploziv (tritol) në katin e parë të pallatit ku jetonte.

Ai thotë se ka qenë në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi dhe është zgjuar rreth orës 09:00, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 03:00–04:00.

Sipas dëshmisë së tij, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në hyrjen e pallatit, në xhamat e një lokali dhe dyqani që ai zotëron, si dhe ka krijuar një gropë në tokë. Prindërit e tij jetonin në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër.

Ai lidh konfliktin me Kleviol Ahmetin, duke e akuzuar atë për sjellje kërcënuese dhe përplasje të mëparshme fizike një ditë para shpërthimit.

Sipas tij, ka pasur një konflikt verbal dhe fizik me të në lokalin e tij, dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Ai pretendon gjithashtu se pas ngjarjes i është djegur një makinë.

Në dëshminë e tij, Noizy thotë se nuk ka pasur më parë lidhje apo bashkëpunim me Kleviolin dhe e përshkruan si një person që e ka provokuar vazhdimisht në rrjete sociale dhe në TikTok.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz