back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaShqiptare‘Ku e kam djalin’, ulërimat e nënës shqiptare pasi zgjohet në spital

‘Ku e kam djalin’, ulërimat e nënës shqiptare pasi zgjohet në spital

Të ngjajshme

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Nëna e tre fëmijëve që u përfshi në aksidentin e tmerrshëm në Velipojë tashmë është zgjuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

E reja ka kërkuar të shohë djalin e saj vetëm 6 muajsh, i cili ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Shkodrës.

“Ku e kam djalin, dua të shoh djalin!”- mësohet të ketë bërtitur e mbijetuara nga aksidenti, pasi mjekë nuk e kanë vënë në dijeni për tragjedinë e ndodhur në familjen e saj.

Ndërkohë banorët janë shprehur se si ky aksident nuk kishin parë prej vitesh. “Kemi parë tmerr me sy,”- janë shprehur banorët.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën e plazhit në Velipojë dhe i mori jetën 3 personave të të njëjtës familje.

Edmond Preka po udhëtonte me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Një parakalim i gabuar i një fuoristrade bëri që të vdesë Edmond Preka, bebja 6 muajshe dhe vajza tjetër Ajsel, nga e njëjta familje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz