Qytetarët e strehuar në Prizren pas tërmetit të 26 nëntorit po kthehen në mënyrë vullnetare në shtëpitë e tyre. Rreth 70 persona kanë lënë kampet në dy ditët e fundit, ndërsa 450 të tjerë përllogaritet se janë ende atje.
Kukës- Të strehuarit në Prizren pas tërmetit të 26 Nëntorit po kthehen në shtëpi.
Mbi 70 persona, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian kanë lënë në mënyrë vullnetare kampin e Inovacionit dhe sallën e përshtatur të gjimnazit Gjon Buzuku ku ishin strehuar.
“Po ikim për Durrës me gjithë bashkëshorten time” thotë një qytetar.
Procesi i rikthimit në zonat ku jetonin e banonin para tërmetit, po bëhet në mënyrë të organizuar me autobusë të cilët shoqërohen nga efektivë të Policisë së Kosovës.
“Aty jemi të tronditur, prapë të tronditur po shkojmë”.















