Kryeziu: VV nesër që në ora 9 të mëngjesit duhet ta dorëzojë emrin e mandatarit, Presidentja të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese

Kadri Kryeziu, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ka dhënë një propozim konkret për hapat që duhet të ndërmerren pas situatës së krijuar me konstituimin e Kuvendit dhe çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Në një postim publik, Kryeziu ka theksuar se që në orën 9 të mëngjesit të nesërm, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta dorëzojë te Presidentja emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, transmeton lajmi.net.
Më tej, ai shton se menjëherë pas kësaj, Presidentja duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me dy kërkesa të rëndësishme:
-
Vendosja e masës së përkohshme për ngrirjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që të shmanget ndonjë përshkallëzim institucional derisa të sqarohet situata.
-
Kërkesa për sqarim mbi përfundimin e konstituimit të Kuvendit, përkatësisht nëse ai konsiderohet i përfunduar me zgjedhjen e kryetarit dhe të gjithë pesë nënkryetarëve, apo me zgjedhjen e atyre që mjaftojnë për të pasur kuorum të ligjshëm në Kryesi.
Sipas Kryeziut, një vendim i ri i Gjykatës Kushtetuese në këtë drejtim nuk do të shërbejë vetëm për zgjidhjen e kësaj krize aktuale, por edhe si udhërrëfyes për raste të ngjashme në të ardhmen.

Lexo edheNipi i tij në mesin e oficerëve që diplomuan në Akademinë Ushtarake të Turqisë, Haradinaj: Po e vazhdon traditën e shërbimit ndaj atdheut
“Kështu përfundon kjo histori, por ky Aktgjykim do të shërbejë edhe si udhërrëfyes për të ardhmen. Nuk ka rrugë tjetër racionale”, shkruan ai.
Komenti i Kryeziut vjen në një moment kur në vend është shtuar pasiguria për hapat e mëtejmë institucionalë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe mospërfshirjes së përfaqësuesve të komunitetit serb në Kryesi.
Postimi i plotë:














