Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për studentët nga Kompania “Behari”
BILLI

Lexo edheKryetari Lladrovci takon familjet e Dëshmorëve

Në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Kompanisë “Behari” me seli në Fushë Kosovë, sot Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesi i Kompanisë, Ismail Dibrani kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për katër (4) studentët e Komunës së Drenasit.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, Kompania “Behari” financon katër (4) bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2017-2018, ku vlera e një burse është 500 (pesëqind) euro.

Lexo edheKryetari Lladrovci takon familjet e Dëshmorëve
Kujtojmë se Komuna ka shpallur konkurs më 28.09.2017 dhe në bazë të kritereve të konkursit janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave si nga Komuna ashtu edhe nga donatorët.