back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleKryetari Jashari priti pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Kryetari Jashari priti pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Të ngjajshme

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari, ka pritur pasdite pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të udhëhequr nga gjenerali Skender Doçi.

Fillimisht kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz, dhe më pas janë pritur në sallën e Kuvendit Komunal.

Në fjalimin e tij, kryetari Jashari, ka thënë se dashurinë ndaj atdheut më mirë se burrat trima të Batalionit të famshëm “Atlantiku” të Ushtrië Çlirimtare të Kosovës, rrallë kush e ka shfaqur.

Duke iu përgjigjur kushtrimit të luftës për liri, ata, përveç familjeve, prapa vete kishin lënë një jetë të rehatshme dhe gjithçka tjetër që kishin krijuar me mund e djersë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës.

“Dhe ja ku jemi sot, bashkë me ju, të lirë e të pavarur, duke kujtuar kohërat e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë.

Thonë rastësia është mbreti i botës. Dhe ishte krejtësisht e rastit që përsonalisht të takohesha me këta trima, që kishin po vinin përtej oqeanit Atlantik.

Atë takim e kujtoj sikur të kishte ndodhur dje, e jo para 20 viteve.

Kujtim i bukur takimi në Durrës, në prillin e vitit 1999.

Batalioni “Atlantiku” meriton respektin e të gjithëve, për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.

Dhe kjo pritje, në nivelin më të lartë të Komunës sonë, është më e pakta që mund të kishin bërë për ju.

Vëllezërit tuaj në Kosovë, nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për vendin tuaj dhe tonin.

Do të kujtoheni gjithmonë dashuri dhe respekt të veçantë”, u ka thënë kryetari Jashari vëllezërve tanë.

Në emër të Batalionit “Atlantiku”, foli komandanti i tij, Gani Shehu, i cili ndër tjera falënderoi kryetarin Jashari për mikpritje.

Fotografia e Komuna Skenderaj
Fotografia e Komuna Skenderaj
Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz