BallinaLajmeKryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e...

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Të ngjajshme

OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me guxim rrethimit të trefishtë

Sot, në përvjetorin  28-të të Epopesë së Dukagjinit, kategoritë...

Pensionohet rreshtermajori i FSK-së, Bedri Zuka

Rreshtermajori i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bedri Zuka,...

Abdixhiku takon ambasadorin francez: Respektimi i rendit kushtetues, thelbësor për vendin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadorin...

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike, situatën institucionale në vend dhe për procesin e riorganizimit të brendshëm të partisë.

Gjatë takimit, Kryesia vlerësoi se papërgjegjësia e shumicës parlamentare ka prodhuar këtë situatë të panevojshme dhe të dëmshme për stabilitetin e vendit.

PDK-ja beson se rruga e vetme për dalje nga kjo situatë është kthimi te qytetari përmes zgjedhjeve të reja, të cilat do t’i japin vendit institucione me legjitimitet të plotë dhe drejtim të qartë politik.

Në këtë drejtim, kryetari Bedri Hamza theksoi se procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë është i lidhur drejtpërdrejtë me gatishmërinë për të ofruar një alternativë serioze dhe të përgjegjshme qeverisëse.

“PDK po riorganizohet për të qenë më afër qytetarëve dhe për të ndërtuar një ofertë të qartë politike që garanton stabilitet dhe zhvillim. Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe vendimmarrje të përgjegjshme, jo për improvizime dhe kriza të njëpasnjëshme”, tha kryetari Hamza.

Kryesia e PDK-së ngriti gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike në vend, duke vlerësuar se Qeveria po dështon t’i adresojë problemet reale të qytetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, duke u angazhuar që përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse të rikthejë besimin në institucione dhe perspektivën e qartë për vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz