Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje
dp

Lexo edheLista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje parashihet:
– Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
– Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Mbledhja mbahet në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës tashmë është shpërbërë, pas vendimit të 28 prillit për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Shpërbërja e legjislaturës erdhi si rezultat i mosarritjes së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, çka çoi në përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për proces të ri zgjedhor.

Lexo edheLista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm
Megjithatë, edhe pas shpërbërjes së Kuvendit, Kryesia mund të zhvillojë mbledhje që lidhen me çështje administrative dhe procedurale deri në konstituimin e legjislaturës së re.