BallinaLajmeKryesia e Kuvendit “përgatit terrenin” për seancën plenare, të hënën shqyrtohet agjenda...

Kryesia e Kuvendit “përgatit terrenin” për seancën plenare, të hënën shqyrtohet agjenda me projektligje kyçe

Të ngjajshme

Ska pushim në futbollin kosovar, sot dy ndeshje nga Liga e Parë

Pavarësish pushimeve ndërkombëtare, në Kosovë nuk ndalen ndeshjet futbollistike. Sot...

Kancelari gjerman kritikon strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, vuri në dyshim efektivitetin...

Agjenti i yllit të Cityt në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka përfituar shumë nga tregu i lojtarëve të...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liberalizimit të tregut të energjisë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën...

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen një sërë pikash të rëndësishme, duke filluar me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare, e cila përfshin: miratimin e procesverbaleve nga seancat e kaluara, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Po ashtu, në seancën plenare pritet të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë:

Marrëveshjen për qasje në arsimin e lartë dhe pranimin për studime në Ballkanin Perëndimor,
Amendamentet e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2017 dhe IPA 2018,
Marrëveshje kredie me Bankën Evropiane për Investime për projektin e energjisë diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
Marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projekte të efiçencës së energjisë dhe trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë,
Marrëveshje kredie me Fondin Saudit për Zhvillim për projektin e rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë – Mitrovicë.
Në rend dite janë edhe çështje të tjera organizative, si formimi i disa komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Gjithashtu, do të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz