BallinaShqiptareKryeqyteti i Izraelit “kopjon” nismën e Bashkisë së Tiranës

Kryeqyteti i Izraelit “kopjon” nismën e Bashkisë së Tiranës

Të ngjajshme

Zurbarán: Mistikë dhe realizëm i rrallë

Ekspozita kushtuar piktorit spanjoll Francisco de Zurbarán zbulon një...

Avdyli: Gërvalla nuk ka pasur mbështetje të qartë për Vjosa Osmanin për presidente

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka...

Çfarë lojtari Alvarez, gati sa nuk shënoi eurogol

Skuadra e Atletico Madridit ishte afër të shënonte golin...

Adrola pranë Capital T, një moment i thjeshtë plot ‘dashni’

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka ndarë një foto në...

Verën e këtij viti, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e një nisme të re kundër ndotjes së ambienteve publike duke vendosur kamera për identifikimin e personave të cilët në kundërvajtje me rregullat ndotnin parqet apo hapësirat e tjera publike. Për të paralajmëruar ata individë të cilët do të tentonin të ndotnin këto ambiente, Bashkia e Tiranës vendosi edhe tabelat përkatëse ku u bëhej me dije survejimi me kamera. Vendosja e këtyre tabelave si dhe investimi për vendosjen e tualeteve të lëvizshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës rezultoi një sukses duke sjellë një imazh tjetër Tiranës, të ngjashëm me kryeqytetet e tjera në Bashkimin Europian.

Kjo nismë e suksesshme e Bashkisë së Tiranës është përqafuar edhe nga një tjetër kryeqytet, që njihet për zhvillimin e tij. Drejtuesit e kryeqytetit të Izraelit, Tel Avivit, kanë “kopjuar” nismën e Bashkisë së Tiranës duke nisur edhe ata vendosjen e kamerave dhe të tabelave për të identifikuar qytetarët që do të tentojnë që të ndosin hapësirat publike.  Një fakt i tillë provohet edhe nga kjo foto e realizuar këto ditë dhjetori në Tel Aviv.  Tashmë, edhe Tirana ka filluar të japë shembuj pozitivë se si duhet të funksionojë një qytet modern dhe europian./gazeta-shqip/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz