BallinaDrenica +Drenica KulturëKryeministri Mustafa në Açarevë të Skenderajt në inaugurim të Kullës së dëshmorit...

Kryeministri Mustafa në Açarevë të Skenderajt në inaugurim të Kullës së dëshmorit Ismet Rrahmanit (FOTO)

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Kullës Muze të ndërtuar për nder të dëshmorit Ismet Rrahmani.

Në inaugurimin e Kullës, ishin të pranishëm po ashtu ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të Komunës së Skenderajt, veteranë të luftës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit, Ismet Rrahmani.

Kryeministri Mustafa, vlerësoi lartë figurën dhe kontributin e dëshmorit Ismet Rrahmani dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës, duke theksuar se veprat e tyre do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë.

“Kontributi dhe angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim dhe të realizojmë në plotëni veprën e heronjve tanë. Përurimi i Kullës Muze, ku ra dëshmor Ismeti, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet”, tha kryeministri Mustafa.

Pas fjalimeve nga të pranishmit, kryeministri Mustafa bashkë ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënën dhe vëllain e dëshmorit, Ismet Rrahmani, bënë prerjen e shiritit të Kullës së dëshmorit Ismet Rrahmani.Displaying ZKP-007.JPG

Displaying ZKP-006.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz