BallinaLajmeKryeministri Mustafa: FMN partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kryeministri Mustafa: FMN partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Të ngjajshme

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë sot pjesë në shënimin e suksesit të përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për kalimin e Kosovës në fazën e dytë dhe të tretë në kuadër të programit të FMN-së.

Kryeministri Mustafa u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punoj edhe më tutje që të realizohet e gjithë marrëveshja.

“Stabilitetin makroekonomik, stabilitetin buxhetor, edhe stabilitetin kreditor e kemi arritur në bazë të përkrahjes tuaj, veçmas të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, tha kryeministri, duke falënderuar për ndihmën në këtë proces, Ambasadën Amerikane dhe ambasadorin Delawie, por edhe USAID-in.

Kryeministri siguroi të pranishmit se edhe detyrimet e mbetura do të përfundohen në partneritet dhe me kohë.

“Unë dëshiroj këtu të shpreh edhe kënaqësinë time për një punë të mirë që e ka bërë Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sidomos në dialogun me veteranët, por edhe Parlamentin për vendimet që i ka marrë. Unë ju siguroj që edhe detyrimet tona që kanë mbetur për të ardhmen, për adoptimin e ligjeve të reja, që edhe atë do ta bëjmë”, tha kryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz