BallinaLajmeKryeministri Hoti emëron në krye të financave në Telekom njeriun e LDK-së...

Kryeministri Hoti emëron në krye të financave në Telekom njeriun e LDK-së (FOTO)

Të ngjajshme

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kryeministri Avdullah Hoti ka caktuar në pozitën e zyrtarit kryesor të Financave në Telekomin e Kosovës, njeriun e tij, Agim Matoshi, i afërt me LDK-në.

Pas dorëheqjes së Feim Kelmemdit, kryeministri Hoti përmes Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ka përdorur gjithë autoritetin e tij për të emëruar në krye të financave në këtë kompani nje përkrahës së LDK-së, Agim Matoshin.

Megjithë shqetësimet e ngritura sot nga kryeministri Hoti për zhvillimet e fundit në Telekom, ai ka shfrytëzuar këtë situatë për të vënë në pozitën e dytë kryesore të kësaj kompanie një person i afërt me LDK-në.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Avdullah Hoti, ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të Telekomit në korrik të këtij viti.

Qeveria Hoti kishte emëruar kryesues të bordit, Mehmet Berishën, ndërsa anëtarët e bordit janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz