Kryeministri Haradinaj priti prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit
BILLI
Lexo edheVetura “Made in Kosova” prodhohet në Drenas!
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari.
Në këtë takim kryeministri Haradinaj me prindërit e vëllezërve Dehari, bashkëbisedoi për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit.
Zotimet e kryeministrit Haradinaj për ndriçimin e rastit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari.


Lexo edheVetura “Made in Kosova” prodhohet në Drenas!
