Kryeministri Haradinaj priti në takim Tymothy Orr
BILLI
Lexo edheKy është gazetari që pati guxim t’i propozoj Rita Orës martesë (Foto)
Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtarë i SHBA-ve, ishin temat kyçe në takimin që Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pati me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralin Tymothy Orr.
Për Kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë.
“Më lejoni të ju falënderojë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha Kryeministri Haradinaj.
Lexo edheKy është gazetari që pati guxim t’i propozoj Rita Orës martesë (Foto)
Nga ana tjetër Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj.