BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës Lunacek-un

Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës Lunacek-un

Të ngjajshme

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek të shoqëruar nga pasardhësi i saj në këtë detyrë, Igor Soltesa.

Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe angazhimin e raportueses Lunacek dhe mbështetjen e saj të parezervë për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në institucionin e BE-së.

Kryeministri Haradinaj dhe zonja Lunacek në bisedë të përzemërt folën edhe për proceset integruese të Kosovës dhe reformat e nevojshme që çojnë drejt anëtarësimit në BE. Kryeministri Haradinaj tha se Agjenda e Reformës Evropiane dhe Marrëveshja e Stabilizimit Asociimit po zbatohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe tha se po bëhen reforma të thella në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera.

Kryeministri Haradinaj tha se perspektiva evropiane për Kosovën është e paalternativë dhe ajo po bën të gjitha përpjekjet që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE deri në fund të vitit të ardhshëm. Ai tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja kontraktuale me BE-në në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, e përgëzoi kryeministrin për dinamikën e re qeverisëse dhe për angazhimin e tij personal në zbatimin e MSA-së dhe reformave në vend. Ajo tha se Kosova ka perspektivë evropiane dhe vlerësoi se duhet të përmbushë obligimet e marra me marrëveshjen kontraktuale me BE-në.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz