Kryeministri Haradinaj merr një vendim të rëndësishëm për veteranët e UÇK-së
03

Lexo edheAksident i tmerrshëm trafiku në këtë magjistrale të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj asesi nuk po mund t’i “rehatojë “ veteranët. Përveç ankesave që kishin për pensione, tani atyre po u mungojnë çertifikatat.
Për këtë qëllim Zyra e Kryeministrit ka shpalllë tender në vlerë prej 5 mijë euro për shërbime të shtypjes së certifikatave për nevojat e zyrës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Infokusi.com.
Krejt kjo sipas njoftimit për kontratë që ka publikuar ZKM në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kompania që do ta fitojë tenderin duhet ti shtyp këto certifikata në afat kohor jo më larg se një muaj.

Lexo edheAksident i tmerrshëm trafiku në këtë magjistrale të Kosovës
Kompanitë kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 5 mars të 2018, afat ky i fundit për dorëzim të tenderëve. Tenderi është i vlefshëm 30 ditë.
