Kryeministri grek i jep shtetësinë shqiptarit që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja
dp

Lexo edheRubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, jam duke bërë më të mirën time për të treguar të vërtetën

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që në verë të këtij viti rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.
“Ledian Goga në qershor 2025 rrezikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijë nga uji i rrëmbyeshëm i lumit Arachthos. Një akt vetëflijimi që shënon shembull humanizmi dhe heroizmi. Sot, ai është nderuar me shtetësi greke. I shprehim falënderimet tona!”, shkroi Mitsotakis në një postim në faqen e tij në Facebbok.
Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi./Euronews Albania/

Lexo edheRubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, jam duke bërë më të mirën time për të treguar të vërtetën