back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKroni Pula rrëmben trofeun e Festivalit 63 të Fëmijëve, kënga “Fruta perime”...

Kroni Pula rrëmben trofeun e Festivalit 63 të Fëmijëve, kënga “Fruta perime” do përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision në dhjetor

Të ngjajshme

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Doganierët gjermanë shkatërrojnë rrjetin që eksportonte mallra për industrinë ushtarake ruse

Zyrtarët doganorë gjermanë kanë arrestuar pesë burra nën dyshimin...

Kroni Pula me këngën “Fruta perime” është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

Artistja e re rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Festivali i Fëmijëve, një ngjarje e rëndësishme kulturore e zhvilluar sivjet në Shkodër, konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit dhe solli në skenë pasion dhe krijimtari për tri net me radhë.

Në dy netët e para garuan 29 pjesëmarrës të kategorive “Të vegjlit” dhe “Junior”.

Mes të vegjëlve, Çmimi i Parë shkoi për Maria Kalajën dhe këngën “Ja ҫfarë bëri bubi im”, Çmimi i Dytë për Drini Drishtin me këngën “Dua” dhe Çmimi i Tretë për Aiden Ballën me “Do lejleku akullore”.

Nga më të rriturit, fituesja e Çmimit të Dytë ishte Ea Zoga me këngën “Mirësi”, ndërsa Çmimi i Tretë shkoi për Prishila Pukën, “Si një fishekzjarr”.

Eventi muzikor u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sheshit para Teatrit “Migjeni” iu bashkuan dashamirës të këngës për fëmijë, prindër, si edhe personalitete të muzikës e artit shqiptar.

Ndërsa çmimet e mëdha u ndanë nga sopranoja Inva Mula, këngëtarja shkodrane Myfarete Laze ndau tri çmime për zërat e rritur më stil të këtij edicioni, duke shpërblyer tri vajza: Tara Fejzullahun, Eslin Kurtin dhe Nivis Sulishtin. /rtsh.al/

Të Fundit

Sport

ShowBiz