Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, zhvilloi një vizitë në Itali, ku organizoi një darkë me disa prej futbollistëve kroatë që aktivizohen në Serie A.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku në fokus të bisedave ishin paraqitjet e lojtarëve gjatë këtij sezoni, forma e tyre aktuale si dhe objektivat e Kombëtares për Kupën e Botës 2026, shkruan Indeksonline
Ky gjest i trajnerit Dalic dëshmon edhe një herë frymën e unitetit dhe komunikimit të vazhdueshëm brenda përfaqësueses kroate, e cila historikisht ka ndërtuar suksesin mbi bashkimin dhe harmoninë mes stafit dhe lojtarëve./Indeksonline/
