BallinaShowBizKriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Të ngjajshme

PSG nuk ndalet! Forcon vendin e parë në Ligue 1

PSG ka marr tre pikë të reja në kampionatin...

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK)...

Gërvalla njofton hapjen e 5 projektligjeve për konsultim publik

Pesë projektligje kyçe në kuadër të reformës në drejtësi...

Po ngarkoni lavastoviljen (pjatalarësen) gabim! Si ta bëni saktë

Shumë njerëz e shohin larjen e enëve si një...

Dy ditë më parë, Prive by Liberta Spahiu bëri të ditur lajmin për krizën mes Leos dhe Leles, çiftit që nisi historinë e tyre në Big Brother VIP Kosova 3 dhe që për muaj me radhë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Fillimisht, shumë fansa dyshuan se gjithçka mund të ishte pjesë e një loje apo strategjie për vëmendje, por burime pranë tyre kanë konfirmuar për Prive se kriza është e vërtetë dhe se raportet mes dyshes janë ftohur dukshëm kohëve të fundit.

Ndonëse të dy vazhdojnë ende të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, fotot e përbashkëta janë fshirë – një detaj që për ndjekësit ka qenë shenjë e qartë e distancës që po kalojnë.

As Leo e as Lela nuk kanë folur publikisht për situatën, mirëpo në një përgjigje me shkrim për Prive by Liberta Spahiu, Leo është shprehur shkurt:

“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”

Një reagim i shkurtër, por që në fakt e konfirmon krizën dhe përforcon bindjen se marrëdhënia e dikurshme mes tyre po kalon një periudhë të vështirë.

Ndërkaq, Lela deri tani ka zgjedhur të mos komentojë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz