BallinaShqiptareKreu i antimafies italiane në Shqipëri/ Ja çfarë pritet të diskutojë…

Kreu i antimafies italiane në Shqipëri/ Ja çfarë pritet të diskutojë…

Të ngjajshme

Zemaj thotë se LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ekipi i saj

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Tifozët e Vallecanos me fat, takojnë në rrugë dy futbollistët e klubit spanjoll

Skuadra e Rayo Vallecanos nesër në mbrëmje luan ndeshjen...

Nesër e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga...

Monaco drejt transferimit përfundimtar të Ansu Fatit

Klubi francez AS Monaco po përgatitet të aktivizojë klauzolën...

Federico Cafiero de Raho Prokurori i ri i antimafias italiane pritet që brenda janarit 2018 të kryejë vizitën e parë zyrtare të tij në Shqipëri.

Burime diplomatike bënë me dije për Report Tv se tashmë është rënë dakord që de Raho do të vijë në Tiranë brenda Janarit dhe ndër vizitat e tij më të rëndësishme të jenë ato me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, Kryeprokuren Arta Marku dhe ministrin e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Të njëjta burime sqaruan se de Raho do të mbërrijë në Tiranë për të dhënë mbështetjen e institucioneve italiane për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit.

Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me një moment ku për herë të parë do të bëhen publike rezultatet e para të Vetting-ut si dhe nisjes së operacionit masiv për sekuestron e pasurive të pajustifikuara që gëzojnë grupe kriminale apo persona të lidhur dhe me mafian italiane.

Cafiero de Raho drejton antimafian prej nëntorit 2017 ndërsa më parë ky post është mbajtur nga Franco Roberto.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz