BallinaLajmeKreu i Anti-korrupsionit ka këto kërkesa për Ramushin

Kreu i Anti-korrupsionit ka këto kërkesa për Ramushin

Të ngjajshme

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës priti në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli dhe këshilltarin për çështje ligjore, Veli Hoti.

Duke uruar kryeministrin Haradinaj në marrjen e përgjegjësive të reja në udhëheqje të ekzekutivit, drejtori Havolli shprehi gatishmërinë e tij si dhe të Agjencisë për një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me qeverinë, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.

Kryeministri Haradinaj tha se me konceptin e tij qeverisës mësynë fuqizimin në mandatin e vet ligjor të secilit subjekt a entitet të sistemit. Kryeministri përmendi si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton për ndryshim rrënjësor të kësaj gjendjeje.

Drejtori Havolli ia parashtroi kryeministrit kërkesat që katër ligje që kanë të bëjnë me korrupsionin të plotësohen dhe ndryshohen, siç është Ligji antikorrrupsion, Sekuestrimi i pasurisë së fituar përmes veprës penale, ai për shmangien e konfliktit të interesit si dhe Ligji për deklarimin e pasurisë, duke i inkorporuar në to praktikat e mira.

Sipas kryeministrit Haradinaj suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të arrihet nëse bëhet vlerësim real i prezencës dhe i peshës së korrupsionit në shoqërinë tonë.

Ai tha se qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që të arrihen rezultate konkrete në afat optimal në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz