back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKrejt çka dihet për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj- dorasi raportohet se...

Krejt çka dihet për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj- dorasi raportohet se është djali i axhës së viktimës

Të ngjajshme

Një vrasje u raportua mbrëmë në fshatin Balaj në Ferizaj.

Viktima në këtë rast është 40 vjeçar, Brahim Ramusa.

Në lidhej me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij- e për pasojë viktima ka mbetur pa shenja jete.

Në këtë rast theksohet se janë shkrepur rreth 4 plumba.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 4-gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast, Policia njoftoi se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një pushkë gjuetie, me 72 fishekë cal-12mm dhe një pushkë ajrore.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”.

I dyshuari për vrasjen është një burrë rreth të 50-tave, gjithashtu me inicialet B.R. E sipas informacioneve të para viktima dhe i dyshuari në këtë rast janë familjar, më saktësisht djem të axhës.

Viktima la pas vetes gruan dhe katër fëmijë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz