back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaSportKrasniqi shkëlqen në fund, Legia shpëton një pikë në Gdynia

Krasniqi shkëlqen në fund, Legia shpëton një pikë në Gdynia

Të ngjajshme

“Lewa” i madh, shënon ndaj Mallorcës së Muriqit

Barcelona ka shënuar golin e epërsisë ndaj Mallorcës. Është polaku,...

“Liria ka Emër” merr mbështetje nga Ali Ahmeti, për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe...

Rinovimi i Yildiz nuk pritet mirë në Madrid

Real Madridi ka marrë me zhgënjim të madh lajmin...

Legia Varshava ka arritur të shmangë humbjen në udhëtim ndaj Arka Gdynias, duke barazuar 2-2 në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit polak.

Heroi i mbrëmjes për skuadrën nga Varshava ishte Ermal Krasniqi, i cili me një paraqitje fantastike në minutat e fundit të ndeshjes, u shndërrua në faktor vendimtar për rezultatin final.

Reprezentuesi i Kosovës tregoi qartazi formën e tij të mirë, duke regjistruar dy asistime brenda pak minutash. Në minutën e 90-të, Krasniqi shërbeu saktë për Emre Çolak, i cili realizoi golin që rihapi takimin (2-1).

Vetëm pak çaste më vonë, e njëjta dyshe bashkëpunoi sërish, ku pas një tjetër asistimi të Krasniqit, Çolak shënoi në minutën e 94-të, duke i siguruar Legias një pikë shumë të vlefshme nga kjo transfertë e vështirë.

Me këto dy asistime, 27-vjeçari tani numëron katër asistime dhe dy gola në 16 paraqitje në kampionatin polak, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skuadër dhe rolin gjithnjë e më të madh në repartin ofensiv të Legias.

Legia Varshava vazhdon garën në kampionat, ndërsa Krasniqi po dëshmon se është një nga elementët kyç të ekipit këtë sezon. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz