BallinaLajmeLajmet e FunditKrasniqi: Limaj kurrë s’do të jetë kandidat për kryeparlamentar, i kam thënë...

Krasniqi: Limaj kurrë s’do të jetë kandidat për kryeparlamentar, i kam thënë që Kurti s’e propozon

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Krasniqi: Limaj kurrë s’do të jetë kandidat për kryeparlamentar, i kam thënë që Kurti s’e propozon

Kryetari i PDK-së tha se “apetitet pushtetore” po e pamundësojnë një marrëveshje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj.

Memli Krasniqi tha se Limaj nuk do të jetë “kurrë” kandidat për kryetar të Kuvendit, dhe se këtë ia ka thënë edhe atij personalisht.

“A e keni parë ju ndokund që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat, sepse – një gjë të tillë ia kam thënë edhe atij personalisht – nuk e emëron, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë. Kështu që për këtë temë besoj që s’kemi me pasë as arsye me e diskutu, përveç në mënyrë hipotetike”, tha ai.

Krasniqi tha se mungesa e transparencës nga Kurti dhe Limaj lidhur me diskutimet për gjetjen e një marrëveshjeje është shenjë që diçka ka ngecur.

“Paj, unë mendoj që mungesa e transparencës nga të dyja palët është një shenjë që diçka s’është në rregull. Besoj që ka të bëjë me apetitet pushtetore, se nuk ma merr mendja që janë duke e negociuar programin qeverisës se sa duhet rritur pagat e sa pensionet”, tha ai.

Limaj kujtoi se “edhe një marrëveshje eventuale mes Vetëvendosjes edhe Nismës nuk i ka 61 vota”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz