Krasniqi kritikon qasjen e VV-së për propozimet për kryekuvendar: Si vezë “Kinder Surprise”
dp

Lexo edheMë pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

Sipas Krasniqit, nëse një parti politike ka nevojë për votat e partive të tjera, por nuk dëshiron të zhvillojë konsultime për emrin e kandidatit, së paku duhet ta bëjë publik më herët propozimin, e jo vetëm në seancë.
Krasniqi ka përdorur edhe një krahasim ironik, duke thënë se propozimet po mbahen të fshehta deri në momentin e fundit, sikur të ishin vezë “Kinder Surprise”.
“Kur të duhen votat e partive të tjera dhe nuk dëshiron të zhvillosh konsultime për emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, të paktën duhet ta bësh publike më herët, para seancës, se kush do të jetë propozimi i radhës”, ka shkruar ai.

Lexo edheMë pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait
Ai gjithashtu theksoi se duke mos votuar, opozita po i jep mundësinë Lëvizjes Vetëvendosje që të fitojë betejën duke u paraqitur si pala që po bën përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ndërsa opozita shihet si bllokuese.