back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Jepjani një shansë Uran Ismailit – koha është për Prishtinën

Krasniqi: Jepjani një shansë Uran Ismailit – koha është për Prishtinën

Të ngjajshme

Thirrje raciste në vend të golave – specialitet serb

Tifozët serbë të pranishëm në Leskovc për ndeshjen Serbi...

Ferati: Vrella heroike e vulos fitoren e LDK-së në Istog

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të...

Osmani: Çdo vajzë meriton të ëndërrojë lirshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përçuar...
- Advertisement -

Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen nesër në gjithë Kosovën, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë thirrje publike për mbështetjen e kandidatit të kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilit i ka bashkangjitur një video nga tubimi përmbyllës elektoral i mbajtur mbrëmë në Prishtinë, Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët që më 12 tetor t’i japin një mundësi ndryshimit në kryeqytet, transmeton lajmi.net.

“Jepjani një shansë Uran Ismailit. Jepjani Prishtinës një mundësi për ndryshim. Sepse koha është për Prishtinën 💙”, ka shkruar Krasniqi.

PDK ka zhvilluar një fushatë të fuqishme në kryeqytet, me fokus në ofrimin e një alternative të re për qeverisjen lokale, ndërsa Uran Ismaili po garon për herë të dytë për postin e kryetarit të komunës së Prishtinës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën, më 12 tetor 2025, ku qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale në të gjitha komunat e vendit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz