back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman, ndërmarrja kriminale është...

Krasniqi: Jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman, ndërmarrja kriminale është në Beograd

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Ministrja suedeze përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp

Një incident shqetësues ndodhi gjatë një konference për shtyp...

Shukri Buja prezanton rikthimin e Tregut të Gjelbër në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar...

Në paraqitjen dëgjimore, në Tribunalin Special, Jakup Krkasniqi, i akuzuar për krime lufte, i ka adresuar disa ankesa të tij. Ka thënë se është intelktuar që asnjëherë në jetë s’e ka trajtuar askënd me mendësi kriminale.

Krasniqi ka thënë se ndarja e shqiptarëve në myslimanë dhe katolikë në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar e ka ofenduar atë.

“Ju i ndajtët shqiptarët në mysliman dhe katolik. Unë nuk jam as mysliman as katolik, jam shqiptar”, tha Krasniqi.

Krerëëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kriminale. Krasniqi pati disa fjalë edhe për këtë pjesë.

“Na quajtët ndërmarrje kriminale, për mua dhe shokët e mi që luftuam për liri nuk ka asgjë më fyese. Luftuam për liri dhe shtetndërtim, që i arritëm në bashkëveprim me SHBA, me BE’në, me NATO’n, me OKB’në të gjithë jemi së bashku ndërmarrje shtetndërtuesëe, ndërsa ndërmarrje kriminale është koka në Beograd dhe mbështetësit e Beogradit”, ka thënë ai.

“Unë kam qenë i dënuar nga regjimi serb, e ata më kanë dënuar pse kam lexuar libra, pse kam folur shqip. Besoni më shumë të drejtë kanë pasur ata se ju këtu”, ka shtuar ish-zëdhënësi i UÇK’së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz