BallinaLajmeKrasniqi: Edi Rama nuk gaboi me hartën, ai thjesht ka provokuar

Krasniqi: Edi Rama nuk gaboi me hartën, ai thjesht ka provokuar

Të ngjajshme

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, a do të rikandidoj Sali Berisha?

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së...

Izraeli thotë se ka shkatërruar qendrën hapësinore dhe të satelitëve të Iranit

Izraeli tha të hënën se ka “shkatërruar” një kompleks...

Vetëm edhe dy javë kohë, mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se deri...

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë skandalin e radhës në raport me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë të Serbisë. Rama e ka edituar më vonë videon, por reagimet nga Kosova nuk janë ndalur.

E, profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se kryeministri Rama nuk gaboi me hartën, por ai deshi t’i provokonte kosovarët rreth idesë së tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për Minishengen.

Sipas Krasniqit, me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante se nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi.

“Edi Rama nuk ka gabuar me hartën, ai thjesht ka provokuar. Kushdo që e njeh stilin e tij arrogant e hakmarrës, e ka lehte ta kuptojë këtë provokim të tij të radhës. Me këtë rast Rama ka përcjellë idenë e tij arrogante: nëse nuk e doni miniShengenin, atëherë ju jeni në Serbi. Kjo është e tëra. As mos e akuzoni, as mos e mbroni. Ai është i atillë. Siç më tha para pak ditësh në Tiranë, një shok i tij i shkollës, detyra e Ramës është vetëm shkatërrimi. Ka një njoftim të qartë në Shpalljen finale Hyjnore për udhëheqësit mizorë, pra, se cilëve popuj u hipin udhëheqësit mizorë mbi krye”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz