back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKrahu i Albin Kurtit pozicionohet në kryesi, rikthehet Albulena Haxhiu

Krahu i Albin Kurtit pozicionohet në kryesi, rikthehet Albulena Haxhiu

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Deputetja Albulena Haxhiu thotë se do ta rishqyrtojë dorëheqjen e dhënë nga kryesia e partisë, pasi Albin Kurti u bëri thirrje të gjithë atyre që së fundmi u tërhoqën, ta rishqyrtojnë vendimin e tyre. Përkrahësja e madhe e Kurtit gjatë zhvillimeve të shumta, ka vendosur që të rikthehet në Kryesinë e Partisë, të cilën e lanë kundërshtarët e Kurtit.

Ftesën e Albin Kurtit për të shqyrtuar vendimet e atyre që kanë dhënë dorëheqje, e ka shfrytëzuar edhe deputetja Haxhiu, e cila nga kryesia u largua në shtator të 2017-ës.

Ajo ka thënë se këtë po e bën për të provuar që të japë kontribut në zgjidhjen e problemeve që po ndodhin brenda partisë. Edhe pse publikisht deputetja në çdo postim ka sulmuar krahun kundërshtues të Albin Kurtit, tani ajo ka vendosur që të angazhohet edhe personalisht brenda kryesisë që gjërat të rregullohen.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut:  

Javën e shkuar, në mbledhjen e fundit të Kryesisë është marrë vendim që të gjithë anëtarët që kanë dhënë dorëheqje nga Kryesia, të shqyrtojnë vendimin e tyre me mundësinë e rikthimit.

Duke pasur parasysh rrethanat, unë e konsideroj të drejtë këtë vendim.

Gjatë kësaj kohe Lëvizja ka kaluar në periudha jo të lehta dhe qytetarët në forma të ndryshme na kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi atë çfarë po ndodh në Lëvizje.

Meqë jemi duke kaluar këtë periudhë jo të lehtë, është e qartë se sfidat nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht.

Dorëheqja ime ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar, por sot jam më e qartë se kurrë mbi atë çka ka ndodhur e çfarë po ndodh në Lëvizje, prandaj e kam rishqyrtuar vendimin tim.

Unë do të jem në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë dhe do të angazhohem në zgjidhjen e problemit, kudo në secilin organ dhe mendoj që ata aktivistë e anëtarë që ja duan të mirën Lëvizjes, duhet të veprojnë njësoj sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe aktivistëve.

Jashtë demokracisë së brendshme dhe organeve të zgjedhura vendimmarrëse nuk mund të ketë asnjë lloj zgjidhje për cilëndo sfidë.

Gjatë javëve në vazhdim, ne na presin sfida të mëdha përfshirë këtu demarkacionin e Gjykatën Speciale dhe vetëm duke u përpjekur bashkërisht, ndalohen projektet e dëmshme për vendin dhe Lëvizja rritet e fuqizohet!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz